Facebook prezanton seline e re

E publikuar: 02/04/2015 13:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Selia e re e Facebook-ut duket si një ndërthurje e artit, kompanisë së shekullit XXI dhe ëndrrës së një fëmije. Facebook është vendosur këtë javë në një ndërtesë të re gjigande, gati 40 mijë metra katror. Zyrat janë projektuar nga arkitekti i famshëm Frank Gehry dhe përfshijnë mobilie dhe vepra arti moderne, shkallë gjigande që të japin përshtypjen sikur je në muzeun Guggenheim, një park në tarracë me sipërfaqe prej 36 mijë metra katrorë dhe një zyrë për takime që duket më shumë si kënd lojërash. Selia e Facebook-ut është krijuar për të mirëpritur rreth 2800 njerëz, dhe ambienti do të jetë i rehatshëm që punonjësit të ndihen sa më mirë dhe të rrinë sa më gjatë. Facebook nuk është e vetmja kompani që ka ndryshuar zyrat. Apple po ndërton aktualisht një ndërtesë të re që duket më shumë si një anije kozmike, po ashtu Google po merret me krijimin e një ndërtese të re. Facebook nuk ka postuar shumë foto të selisë së saj të re, pasi punonjësit vazhdojnë akoma të akomodohen nëpër zyrat e reja, ndërkohë shumë punonjës dhe vizitorë kanë shpërndarë foto të ndërtesës së re në Instagram dhe Facebook.