Engjëlli i “Victoria’s Secret”, e mrekullueshme në Bali

E publikuar: 19/10/2016 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
77

Engjëlli i “Victoria’s Secret” Kelly Gale vazhdon të mbajë trupin në formë edhe kur është me pushime.

Modelja është duke shijuar disa ditë relaksi në Bali, por ndërkohë nuk është ndalur së vazhduari edhe programin e saj të fitnesit edhe në ditë të tilla.

Kelly ka motivuar mbi 400 mijë ndjekësit e saj në “Instagram” duke postuar foto të cilat vënë në dukje fizikun e saj fantastik. Kjo, falë një përkushtimi të madh të të ushtruarit në palestër, por edhe jashtë saj.