Encën e fusin në “gepek” (Foto)

E publikuar: 26/08/2015 22:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja Enca Haxhia duket se është bërë bajat nga luksi dhe tash po shfrytëzon vende tjera nëpër vetura.

Ajo është parë në një fotografi të postuar nga vet ajo teksa po qëndron në “gepek” të veturës.

Vetura po ashtu duket e thjeshtë, dhe jo e një luksi të madh, teksa këngëtarja në këtë foto flet për miqësinë dhe shoqërinë.

Duket se Encën e kanë lënë në bagazh pasi që ishte më e vogla dhe vendet tjera ishin të zënë.

Por, ka mundësi që vet këngëtarja të ketë bërë këtë çmenduri nga qejfi, ashtu sikurse që bën shumë gjëra transmeton Telegrafi.