Enca uron Pavarësinë e Kosovës, por bën një gafë që s’i falet! (Foto)

E publikuar: 17/02/2017 16:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot është 9-vjetori i Pavarësisë së Kosovës dhe shumë prej VIP-ave shqiptarë kanë zgjedhur ta urojnë atë publikisht.

Ndodh që për shkak të mungesës së informacioneve të gabohet gjatë urimit. Por, në fakt ajo që bën Enca nuk është thjesht një lapsus, por është një gafë.

Teksa ka publikuar foton e “New Born”, e cila tashmë ka simbolin e “No Walls”, Enca shkruan si përshkrim: “Urime Pavarësinë” ndërsa gafën e bën me flamujt. Këngëtarja ka ngatërruar flamurin e Kosovës me atë të Bashkimit Europian, gjë që u ka rënë menjëherë në sy ndjekësve të saj.

Tani që e mendoj, ndoshta do ishte mirë të bëhej bionde Enca.