Emisari amerikan për Koalicionin global kundër IS-it, viziton Kosovën

E publikuar: 03/06/2015 12:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I dërguari i posaçëm presidencial i Shteteve të Bashkuara për Koalicionin global në luftën kundër Shtetit Islamik, gjenerali John Allen pritet që nga dita e enjte, të vizitojë Kosovën dhe disa shtete të tjera të rajonit.

Në një komunikatë të publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, gjenerali Allen fillimisht do të takohet me autoritetet në Kosovë më 4 qershor. Një ditë më vonë do të vizitojë Malin e Zi, për të vazhduar pastaj në Bosnjë dhe Kroaci, më 8 dhe 9 qershor.

Gjenerali Allen është emëruar në këtë post në shtator të vitit të kaluar, “për të ndihmuar ndërtimin dhe funksionimin e koalicionit në përpjekje për të degraduar dhe shkatërruar Shtetin Islamik.