Elhaida me performancë të fuqishme (Video)

E publikuar: 19/05/2015 22:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Elhaida Dani ka dhënë një performancë të fuqishme sonte në Eurosong, derisa ajo ka kënduar këngën “I’m Alive”

Skena ishte e Elhaidës për 3 minuta derisa ajo ka bërë një paraqitje të fortë sonte në natën gjysmëfinale në Eurosong.

Elhaida, ka dal në skenë e veshur me fustan të zi dhe e shoqëruar nga disa backvokaliste pas.

Votimi për ta kualifikuar Elhaidën në finale fillon pasi të interpretohen këngët finale.

Nga ai moment keni 15 minuta për të votuar, derisa duhet të lëshoni të gjithë televizionet publike ku gjenden numrat për të votuar, kurse kodi i Elhaidës është 14.

Pra ata shqiptarë që janë në Belgjikë duhet të lëshojnë televizionin kombëtarë të Belgjikës për të parë numrin për votim dhe atij numri t’ja shtojnë kodin mr.14.

Vendet nga të cilat mund të votoni për Elhaidën janë Moldavia, Armenia, Belgjika, Holanda, Finlanda, Greqia, Estonia, Maqedonia, Serbia, Hungaria, Bjellorusia, Rusia, Danimarka, Romania, Gjeorgjia, Spanja, Austria, Franca dhe Australia. /Express/

http://www.dailymotion.com/video/x2qq3l8_elhaida-dani_music