Eleni Foureira rrëfen tmerrin që kaloi në Eurovizion, humbi frikshëm në peshë

E publikuar: 20/05/2018 18:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përveç presionit që ajo ka pasur nga Greqia për shkak të deklaratave në lidhje me origjinën e saj shqiptare, Eleni ka treguar në një intervistë për mediat greke se ka kaluar një stres shumë të madh.


“Përveç këngës unë duhet edhe të kërceja prandaj nuk duhet të haja asgjë 5 orë pëpara provave. Brenda 10 ditëve kam humbur 3 kilogramë. Ushqimi im kryesor ishte vakti i mëngjesit dhe omëleta e mrekullueshme e hotelit. Isha në skenë nga ora 08:00 deri në orën 12 të darkës”, -shprehet këngëtarja.

Po ashtu, Eleni ka rrëfyer se për shkak të stresit të shkaktuar nga sulmet personale, ajo ishte mbyllur në dhomë duke qarë për disa orë./ Class/