Ekuadori e pranon se ka kufizuar qasjen e internetit për Assange

E publikuar: 19/10/2016 09:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekuadori e ka pranuar se ka kufizuar qasjen e internetit të themeluesit të “WikiLeaks”, Julian Assange, i cili po strehohet në ambasadën e Londrës, njofton BBC.

Ndërsa, ShBA mohoi akuzat e “WikiLeaks” se ajo i kishte kërkuar Ekuadorit ndalimin e faqeve botuese rreth dokumenteve të kandidates presidenciale, Hillary Clinton.