Eksportuesit në Shqipëri kërkojnë ndihmën e Qeverisë së Kosovës (Video)

E publikuar: 03/04/2018 21:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prodhuesit kosovarë që eksportojnë në Shqipëri, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë ndonjë masë për t’u dalë në mbrojtje, pasi prodhimet e tyre po bëhen gjithnjë e më të disfavorshme për t’u eksportuar, transmeton KTV.

Në një tryezë të organizuar për këtë çështje, ata kanë dhënë detaje edhe për një numër të madh të pengesave që po u bëhen nga pala shqiptare. Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane, ka thënë se Kosova e Shqipëria nuk duhet t’i konkurrojnë njëra-tjetrës, por të rrisin bashkëpunimin, ndërsa barrierat sipas tij, janë të pakuptimta. Bizneset kanë përmendur edhe rastet e korrupsionit, që sipas tyre, është bërë tashmë e zakonshme dhe përkundër ankesave, asgjë nuk është zgjidhur.

Ata kanë kritikuar Kosovën se është bërë treg shumë i hapur ndaj të gjitha kompanive të rajonit.