Ekspertët ndërtuan super-jahtin e qetë, që nuk dëgjohet më shumë se një shi i lehtë (Foto)

E publikuar: 23/03/2018 04:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Super-jahti Home, i punuar nga prodhuesi holandez Hessen, i ofron udhëtarëve një eksperiencë të mahnitshme, me fjalën e fundit të paqes dhe qetësisë.

Lundra me konstrukt alumini, ka motorë me sistem hibrid që minimizojnë zhurmën, ndërsa lëvizin me shpejtësi të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.

Profesori nga Londra, Barry Smith ishte në krye të ekipit, që e krijuan motorët e veçantë, të cilët gjatë lëvizjes prodhojnë vetëm 46 decibel zhurmë, që nuk dëgjohet më shumë se ‘një shi i lehtë’.

“Udhëtarët ankohen se po i mundon deti, kjo është gabim, sepse shqetësohen nga motorët. Kur është qetë, ata mund të pushojnë normal, flenë dhe të ushqehen si duhet”, ka thënë Smith.

Sipas profesorit, zhurmat që bëjnë anijet, shkaktojnë bezdi dhe ndikojnë në të ngrënë, pasi humbin shijen e ëmbël, të njelmëtën dhe atë të hidhur. “Kjo nuk është luks, është dashur që shumë më parë të mendohet për zhurmën, që është një dëmtues i shëtitjeve në det”, ka përfunduar Smith.

Në anë tjetër, Home që është e gjatë 50 metra, është e punuar me luks të lart, për t’i akomoduar 12 persona. Pa përfshirë apartamentin e pronarit, që ka një dhomë të madhe gjumi, banjë dhe spa, si dhe një dhomëz të vogël. /Telegrafi/