EKSLUZIVE: PTK, Qeveria e fshehu padine per 3 muej

E publikuar: 03/09/2015 21:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Axos Capital e paditi Kosovën në ICSID me 4 Qershor 2015

Për tre muej rresht, Qeveria e mbajti të fshehtë padinë që kompania gjermane Axos Capital ka ba në Arbitrazhin Ndërkombëtar në lidhje me anulimin e privatizimit të Postë Telekomit të Kosovës.

Simbas Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Jashtme dhe/ose Ministria e Zhvillimit Ekonomik, janë paditë me datë 4 Qershor 2015.

Por qeveria e Kosovës nuk ka qenë transparente, por ia ka fshehë opinionit publik këtë padi, e cila u njoftue vetëm dje, me 2 Shtator, pra mbas 3 muejsh!

Kjo asht hera e parë që Kosova përballet për çashtje ekonomike në nji gjykatë arbitrazhi, ku Kompania Axos Capital me bazë në Gjermani, kërkon ma shumë se 200 milionë dollar damshpërblim për anulimin e shitjes së PTK’s.

Në faqen e arbitrazhit figuron padia e kompanisë në fjalë, mirëpo as edhe nji gja e palës kosovare.

Madje Axos Capital tashma ka caktue edhe kompanin e avokatëve që ka me përfaqësue në këtë rast e ajo asht Herbert Smith Freehills.

Qeveria e Kosovës e ka pranue dje se nuk ka kapacitete, e as përvojën e duhun për me mbrojtë çashtjen, andaj i duhet me shpenzue para të majme nga buxheti për sigurimin e mbrojtjës së rastit.

Rrokum. TV