Ekskluzive: Rita Ora në Kosovë për dasmën e miqve të saj

E publikuar: 09/10/2015 12:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rita Ora, bashkë me familjen e saj, ka mbërritur mëngjesin e sotshëm në Aeroportin e Prishtinës me një aeroplan privat, thonë burime të Gazetës Express.

Këngëtarja e famshme botërore, sipas burimeve të gazetës, ka arritur në Kosovë për të marrë pjesë në një dasmë të miqve të saj.

“Rita ka ardhur në dasmën e miqve të saj nga Londra, të cilët po ashtu janë kosovarë”, ka thënë një burim i Gazetës Express – i afërt me familjen Ora.

Express merr vesh se fjalë është për Arlit dhe Filiz Salihu Kastrati.

“Rita dhe familja e saj do të jenë të gjithë në këtë dasmë”.

Express ka siguruar edhe fotografi të çiftit, për të cilin Rita erdhi në Kosovë. Gjatë ditës do t’iu mbajmë të informuar me detaje shtesë nga vizita e këngëtares së famshme në vendlindjen e saj.