Lekaj: Deklarata e Thaçit mbas takimit shumë e ulët. Para 2 jave ja kthyem mbrapsht msitët e Isës e Hashimit!

E publikuar: 08/02/2016 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pal Lekaj, deputet i  AAK, e vleresoi te drejte ne emisionin Rrokum Roll, vendimin e Haradinajt per pjesemarrje ne takimin e Presidentes. Kjo veçse e ka fuqizue ma teper opoziten, tha ai.

“Haradinaj s’ka shkue me dialogue me Qeverine, po ka shkue me kerkesa te pasterta si loti, per me shkue ne zgjedhje dhe qe Presidenti te zgjedhet nga populli”.

“Perkundrazi na jemi shume te fuqishem dhe me 17 Fror ka me u pa edhe prezenca e qytetareve ne shesh”, tha Lekaj.

“T’jeni te bindun se edhe na kemi pase oferta per me ju bashkue Qeverise”, tha Lekaj dhe zbuloi  se oferta e fundit ka qene para 2 jave edhe nga PDK edhe nga LDK, por qysh tha ai, me msitni.

“Zotni Haradinaj nuk ka bisedue per keto çashtje dhe nuk ka me bisedue as ne te ardhmen”, garantoi ne vend te Haradinajt deputeti Lekaj.

Lekaj sqaroi se AAK nuk i ka pranue keto oferta, dhe se keto e kane vertetue qe opozita nuk po lufton per pushtet.

“Sa ma pare qe largohet kjo Qeveri, aq ma mire asht”, tha Lekaj.

“Tue e dite qe s’i ka votat per President, ka provue me na mashtrue me poste te nalta”, vleresoi Lekaj.

“Nuk ka pase takime Haradinaj me zotni Veselin, nuk kane asgja personale, por meqe jane ftue vetem kryetaret e partive, zotni Haradinaj e ka refuzue pjesemarrjen e tij ne takim”, sqaroi Lekaj.

“E kemi nji Kryeminister qe nuk mendon per qytetaret, por per vete dhe fotelen e tij”, tha Lekaj, tue fole per protesten e thirrun per 17 Fror, per te cilen tha se ka me qene ma masivja qe ka ndodhe ndonjihere.

“Ndoshta kemi me pase protesta masive te perditshme per me largue kete qeverisje”, shtoi Lekaj.