Edhe pse në detyrë dhe të armatosur, u fotografuan me turiste të zhveshura – pezullohen policët (Foto)

E publikuar: 13/03/2018 11:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre oficerë policie janë pezulluar nga puna pas paraqitjes së fotografive me turiste të zhveshura në një plazh në Cancun, Meksikë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për policët, fotografitë e të cilëve u bënë virale në Meksikë dhe jo vetëm.

Çfarë bie në sy është fakti se të tre policët, anëtarë të Policisë së Shtetit, gjatë kësaj kohe ishin në detyrë dhe se mbanin armë automatike me vete.

Aktiviteti i tyre kishte të bënte me dhunën e lidhur me kartelet e drogës, e cila thuhet se është rritur në rajonin e Quintana Roo në vitin e kaluar dhe po rrënon pikat e nxehta turistike të tilla si Cancún. /Telegrafi/