Edhe pse 15 herë më i vogël, shumëkëmbëshi me helmin e tij vdekjeprurës paralizon miun për 30 sekonda dhe e hanë (Video, +18)

E publikuar: 24/01/2018 04:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Helmi i shumëkëmbëshit është aq i fortë, sa që për pak sekonda mund të paralizojë minjtë e mëdhenj.

Këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e publikuar më poshtë, që tregon se sa efektiv është helmi që vret miun që është 15 herë më i madh sesa një shumëkëmbësh, transmeton Telegrafi.

Në video shihet se si shumëkëmbëshi me kokë ngjyrë ari, vret miun e bardhë për vetëm 30 sekonda dhe fillon ta hajë.

Shkencëtarët besojnë se helmi vdekjeprurës i shumëkëmbëshit ngushton sistemin respirator të miut, dhe i shkakton sulm në tru.

Videoja është realizuar nga instituti hulumtues Kunming në Kinë, ata dëshironin të bindeshin sesa i fuqishëm është helmi i shumëkëmbëshit. /Telegrafi/