EDF: Roma të jetë solide dhe të sulmojë

E publikuar: 09/02/2019 08:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, u shpreh shumë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij.

Roma qëlloi shtyllën dhe shënoi tri gola në sfidën ndaj Chievos që konsiderohet skuadër e papërshtatshme.

“Ne filluam fort dhe Chievo luftoi për t’u kthyer në lojë, por ne ishim në kontroll”.

“Mund t’i lini 20 minuta te kundërshtari në një ndeshje 90 minutëshe, por duhet të jesh i fortë në mbrojtje. Ne nuk bëmë këtë”.

“Chievo ishte shumë agresive dhe vrapoi shumë për të kthyer rezultatin dhe ne është dashur të bëjmë pasime vertikale për të hapur lojën”.

“Është fundamentale që të luajmë kështu edhe në ndeshjet tjera dhe të mbetemi solid. Ka rreziqe nga topa të tillë, por ne luajtëm mirë ndaj Chievos”, u shpreh Di Francesco. /Telegrafi/