E zë të dashurin duke e tradhtuar me tjetrën, nuk mund të ndal lotët nga zhgënjimi (Video)

E publikuar: 19/01/2018 20:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë e re është penduar keq kur vendosi ta përdorë kamerën e fshehtë për të testuar besnikërinë e partnerit, duke i dërguar një vajzë tjetër që të bisedojë me të.

Vajza e paemëruar kishte kërkuar ndihmën e ekipit To Catch a Cheater, për ta zbuluar nëse i dashuri i saj po i qëndron besnik, transmeton Telegrafi.

E gjithë ngjarja filloi kur ajo u ul para ekranit të televizorit, dhe po e vëzhgonte me vëmendje momentin kur një vajzë i afrohet të dashurit të saj Steve dhe i kërkon që t’i bëjë shoqëri.

Ajo menjëherë filloi ta josh duke e pyetur se çfarë mishi i pëlqen të vë në pasta, derisa ende pa e lënë të përfundoi përgjigjen ajo i tha “mua më pëlqen salsiçe”.

Kjo e “ndezi” të riun i cili menjëherë filloi ta komplimentojë për dukjen, ndërsa vajza që ishte pjesë e kamerës së fshehtë e pyet nëse konsumon hashash, përgjigje kjo që e befasoi edhe partneren e tij kur tha “po”.

Sikur kjo të mos mjaftonte, vajza nga ekipi i specializuar në realizimin e kamerave të fshehta, i tha se punon në një kompani që josh të rinjtë përmes linjave telefonike (seks përmes telefonit).

Dhe duket se kjo i bëri shumë përshtypje Steve i cili i kërkoi t’ia demonstrojë se si e kryen punën, dhe ajo pa u menduar dy herë e bëri. Pasi shkëmbyen numrat e telefonit, ajo e pyeti nëse ka të dashur, ndërsa Steve pas disa sekondave huti i tha “jo”.

Për ta bërë më të zjarrtë situatën ajo u largua duke i dhuruar një puthje. Pas këtij veprimi partnerja e tij që po e vëzhgonte situatën mbeti e shtangur, duke i telefonuar atij për t’ia bërë me dije se gjithçka mes tyre ka marrë fund dhe se nuk e ka ditur se ai konsumon hashash. /Telegrafi/