“E shëruara” 81 vjeçare e kronavirusit vdes disa orë pasi u shfaq në videon e duartrokitjes me doktorët

E publikuar: 28/03/2020 22:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 81-vjeçare spanjolle që doli së fundmi nga kujdesi intensiv i koroanvirusit, shërimi i të cilës u quajt një “mrekulli”, ka vdekur 36 orë pasi doli nga spitali.

Ajo madje u shfaq në videoklipet me doktorët që e duartrokisnin teksa dilte në karrige me rrota nga izolimi dhe video u shpërnda në të gjithë botën.

Por siç mësohet gruaja ndërroi jetë më pak se dy ditë pasi doli nga Hospital Clinico de Valladolid në veriperëndim të Spanjës.

Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende por motra e saj tha për mediat vendase: “Po, ishte motra ime, ajo që doli nga spitali me duartrokitje e që dërgonte puthje nga kamera, ajo po varroset tani dhe unë nuk mund të shkoj në funeral”.

Lajmi vjen teksa Spanja është bërë vendi i dytë më i infektuar në botë pas Italisë me 4,800 të prekur sot dhe 769 të vdekur.