E përvëlon me ujë të nxehtë sepse kafshoi celularin e pronarit (VIDEO)

E publikuar: 14/06/2016 16:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Fillimisht u vu në një tenxhere me ujë të valuar, më pas e hodhën nga kati i katërt. Cili është faji i tij?

Vetëm sepse kishte kafshuar me dhëmbë celularin e të zotit të tij në Kinë. Një kalimtare e kishte parë në gjendje të vështirë qenin, gati duke dhënë shpirt në rrugë. Ajo e ka marrë me shpejtësi dhe e ka dërguar te veterineri duke i paguar të gjitha shpenzimet për kurim.

Me kalimin e kohës qeni kishte arritur të shërohej dhe t`i mbijetonte mizorisë njerëzore. Për fatin e mirë ka edhe njerëz me zemër të madhe që i duan kafshët, dhe sot qeni i cili Tuffy ka një jetë të re.