“E keqe”, vajza e ish-deputetes së PD-së vjen me poza provokuese (FOTO)

E publikuar: 13/01/2020 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në profilin e “Instagram”-it të Ada Dedës, mund të gjeni foto të ndryshme, ku ajo shfaqet mjaft elegante dhe sensuale.

Vajza e ish-deputetes së Partisë Demokratike, Albina Deda, është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku qëndron sa më pranë me ndjekësit e saj të shumtë.

Së fundmi, Ada ka postuar një foto ku ka pozuar para pasqyrës. Ajo shfaqet e veshur e gjitha në të zeza, teksa në fokus ka vendosur këmbët. “E keqe” shkruan ajo në pozën që është pritur mjaft mirë nga fansat, të cilë nuk i kanë kursyer komplimentet.

Përveçse i thonë se “është më e bukura”, ka nga ata që shkojnë më larg duke i shprehur edhe dashurinë.