E fton kolegen muslimane në kishë, suspendohet nga puna

E publikuar: 05/04/2015 13:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një e krishterë e devotshme nga Britania e Madhe, ka bërë një ankesë së fundmi në një Tribunal Punësimi, i cili kishte konstatuar se ajo kishte provokuar kolegen e saj muslimane duke kërkuar nga ajo që të lutet për dhe të shkojë bashkë me të në kishë, raporton Daily Mail.

Victoria Wasteney, 38-vjeçare, thotë se është cilësuar si një “thes fetar” kur ishte suspenduar nga puna e saj, ku punonte si terapiste profesioniste, pasi që kolegja e saj, Enya Nawaz, 25-vjeçare muslimane, e kishte akuzuar atë se kishte tentuar ta konvertojë në të krishterë, transmeton Indeksonline.

Avokatët e Victorias tani kanë paraqitur një ankesë ndaj tribunalit në fjalë, duke argumentuar se kanëy thyer ligjin kur kanë suspenduar Victorian, duke ia ndaluar të drejtat e saja morale dhe fetare – gjë që e sanksionon Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

“Kemi diskutuar pë besimet tona, por nuk kurrë nuk kam thënë se religjioni im është i vetmi dhe i duhuri. Nuk besoj që mund të detyrosh dikënd që të konvertohet”, ka thënë Victoria për Daily Mail.

Victoria kishte thënë se nuk është anti-muslimane dhe se është tepër e ndërgjegjshme ndaj besimeve të ndryshme.

Veronica thotë se i kishte dhuruar një libër me përmbajtje krisitiane Enya Nawazit, por mohon se kishte qëllime të konvertimit. Pas kësaj, Nawaz kishte bërë një ankesë në një komision për të drejtat e punëtorëve, gjë që kishte quar deri tek suspendimi i Veronices me pagesë të plotë prej 50.000 funtave në vit për nëntë muaj përderisa rasti të hetohet. /Indeksonline/