E dashura e tij i kapë lulet që i hedh nusja, i riu fillon të vrapon (Video)

E publikuar: 03/09/2018 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ëndërr e çdo femre është të kapë lulet që i hedh nusja në dasmën e saj, pasi që kjo nënkupton se ajo e ka radhën të dalë para altarit me mashkullin e ëndrrave të saj.

Por, një veprim i tillë nuk i ka pëlqyer aspak një të riu, i cili sapo pa që e dashura e tij kishte kapur lulet e nuses, filloi të vrapoj nga frika se do t’i kërkon të martohet, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për Daniel Gilbert i cili është filmuar duke vrapuar nëpër një zonë të gjelbëruar, derisa në dorë mbante një shishe me alkool. E gjitha ndodhi kur e dashura e tij Rachel Besley arriti t’i kapë lule që i hodhi nusja.

Pamjet e këtij momenti janë publikuar në internet dhe po bëjnë xhiron e botës, për shkak të veprimit të riut që vrapon, duke shpresuar që partnerja të mos i kërkon të martohen. /Telegrafi/