Dy ushtarë të Ukrainës në Donbas vritën

E publikuar: 03/02/2020 09:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy yshtarë ukrainas u vranë dhe katër të tjerë u plagosën gjatë fundjavës në zonën e konfliktit në Donbas, ku separatistët e përkrahur nga Rusia i kanë nën kontroll disa pjesë të dy rajoneve më lindore të Ukrainës.

Një ushtare që ishte pjesë e ekipit mjekësor u vra të shtunën afër vijës së frontit në rajonin Luhanks, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Klavdia Sytny, 33 vjeçe, u sulmua përderisa ishte duke shpërndarë materiale mjekësore në një pikë të luftimeve dhe pësoi lëndime vdekjeprurëse në gjoks nga copëzat e bombave, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Një pjesëtar tjetër i ushtrisë u vra të dielën, kur forcat ukrainase u përballën me 15 sulme për vetëm 24 orë. Kjo shifër ishte gati dy herë më e lartë sesa në ditën paraprake.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, më shumë se 110 pjesëtarë të ushtrisë ukrainase janë vrarë në konfliktin që po zhvillohet në pjesën lindore të vendit.

Konflikti mes forcave qeveritare dhe separatistëve ka filluar në vitin 2014 dhe prej asaj kohe janë vrarë më shumë se 13 mijë njerëz.