Dy persona humbën betejën me koronavirusin brenda 24 orëve në Kosovë

E publikuar: 05/10/2020 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy persona kanë humbur betejën me koronavirusin brenda 24 orëve në Kosovë, ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Fatkeqësisht kemi 2 jetë të humbura”, shkruan ministri në profilin e tij në Facebook.

Me konfirmimin e dy vdekjeve, numri i personave që humbën jetën si pasojë e koronavirusit që nga fillimi i pandemisë në Kosovë ka shkuar në 632.