Duken si qen të përgjumur, derisa një lugë zbulon mashtrimin optik (Video)

E publikuar: 22/08/2018 17:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ëmbëltore në Tajvan po i befason klientët, me kreacionet që ngjajnë sikur të jenë si qen të përgjumur.

Por, mjafton vetëm një lugë që ta zbulojë mashtrimin optik, që tregon se janë vetëm akullore me pamje shumë realiste, transmeton Telegrafi.

Masa e ngrirë në kallëpet e veçantë, vizatohet më pas prej ekspertëve që të duket sikur ka sy gjysmë të mbyllur dhe duket si i lodhur.

“E këndshme apo mizore. Nuk di nëse bën të hahen sepse janë shumë të këndshme, duhet lënë derisa të shkrihen”, ka shkruar një komentues.

Për shkak të këtyre akulloreve, me pamjen e qenve që edhe e kanë prejardhjen prej asaj zone, ajo ëmbëltore është bërë shumë e vizituar. /Telegrafi/