Dukej si test për kontrollin e shikimit, mjekja e syve befasohet me propozimin për martesë (Video)

E publikuar: 13/09/2017 10:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

[ad_1]

Dan Jones ka kërkuar nga drejtuesit e aeroportit në Cardiff të Wales, të shfaqin në ekrane atë që duket si test për kontrollin e shikimit.

Në këtë formë, ai i ka propozuar për martesë të dashurës e cila është mjeke e syve, transmeton Telegrafi.

“Hayley, a do të martohesh me mua” ka qenë shënimi, të cilin ajo e ka lexuar papritmas, derisa po bëhej gati të nisej për pushime.

Fillimisht ajo ka mbetur e habitur nga befasia, por më pas ka pranuar me kënaqësi, derisa ai ishte ulur në njërin gju dhe mbante në dorë unazën. /Telegrafi/

[ad_2]