Duhanpirës mos e humbni këtë video: Ja çka u bën një pako cigare mushkërive

E publikuar: 22/09/2017 12:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një përdorues i famshëm i YouTube-it, Chris Notap, ka kryer një eksperiment të thjeshtë, duke përdorur pak pambuk, për të treguar se çfarë u bën mushkërive një paketë cigare.

Në video, Notap përdor një kavanoz të mbushur me pambuk, si shembull për mushkëritë, dhe një tub thithjeje për të krijuar një shembull të personit që pi duhan.

Me një paketë cigare, si pambuku, kavanozi ashtu edhe tubat me të cilat lidhet pajisja e thithjes marrin ngjyrë kafe.

“Vendosa të bëj një test të vogël me pambuk për të treguar për efektet reale të pirjes së një pakete cigare dhe çfarë i shkakton gojës, fytit dhe mushkërive”, shkruan Notap.

Dihen efektet negative të duhanpirjes në trup, megjithatë, nëse nuk jeni bindur deri tani, ja një arsye tjetër përse duhet ta lini duhanin.

Për më shumë ndiqeni videon: