Dua Lipa do të jetë pjesë e filmit të ri të James Bond

E publikuar: 03/04/2019 16:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dua Lipa do ta realizojë klipin e kolonës zakore për James Bond.

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se këngëtarja kosovare, Dua Lipa do të jetë pjesë e filmit më të ri të James Bond, transmeton lajmi.net.

Sipas tyre ende nuk ka filluar xhirimi i videoklipit por pritet të niset puna në fund të muajit gusht po ashtu edhe në fillim të shtatorit.

Gjatë një intervite të fundit për Capital FM, Dua është shprehur e entuziazmuar.

“Ndihem me të vërtetë e mrekullueshme për të punuar në një film kaq të jashtëzakonshëm, është një nder”, është shprehur këngëtarja kosovare.