Drejtori i shkollës kineze bëhet hit në internet, vallëzon me nxënësit çdo mëngjes (Video)

E publikuar: 24/01/2019 00:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i një shkolle fillore në veri të Kinës është bërë sensacion në internet, me lëvizjet e tij unike gjatë vallëzimit në orët e hershme të mëngjesit së bashku me qindra nxënës që e ndiqnin nga pas.

Drejtori 40-vjeç, Zhang Pengferi, praktikon vallëzimin çdo mëngjes së bashku me 700 nxënësit, ku lëvizjet e tyre të sinkronizuara i kanë bërë për vete miliona njerëz në mbarë botën, transmeton Telegrafi.

Qëllimi i këtij drejtori është që përmes vallëzimit të sjell energji pozitive dhe t’i inkurajojë nxënësit të jenë më aktiv, dhe të mos qëndrojnë tërë ditën ulur me telefona në duar.

Vallëzimi i përditshëm zgjat 30 minuta, dhe zëvendëson ushtrimet që ishin imponuar nga qeveria në çdo shkollë fillore dhe të mesme që nga viti 1951.

“Mendova se kemi nevojë për ndryshime, pasi nxënësit filluan të humbin interesimin për ushtrimet ditore, kështu besoja se më vallëzim do të jenë më aktiv dhe do të largohen paksa nga jeta pasive vetëm me telefona në dorë”, ka deklaruar drejtori i shkollës. /Telegrafi/