Drecun vazhdon ta shohë Kosovën si “vrimë të zezë” në Europë

E publikuar: 06/02/2019 10:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Këshillit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, duke rikujtuar 20-vjetorin e Marrëveshjes së Rambujesë, që i parapriu çlirimit përfundimtar të Kosovës nga okupimi serb, i tha RTS-së se “Kosova vazhdon të jetë një vrimë e zezë në Europë”, transmeton Koha.net.

Ai përmendi raportin tremujor të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres, për situatën në Kosovë, e cila, sipas interpretimit që i bën Drecun, ” është e keqe dhe se Kosova nuk ka bërë asnjë përparim”.

Drecun ka shtuar se “Prishtina po ecën në drejtimin e definuar në Tiranë”, ndërsa ka rikujtuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se “Kosova e Shqipëria do të bashkohen”, ndërsa “raporti i Guteresit është digë kundruall një qëndrimi të till”.

Sipas Drecunit “Kosova është vrimë e zezë e Europës për krim të organizuar, islamizëm radikal, papunësi, kurrupsion…”

Në lidhje me pasigurinë nëse do të shqyrtohet raporti për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të KB ose jo, ai ka thënë se “disa shtete kryesore po përpiqen që këtë temë ta heqin nga rendi i ditës. Të mos debatohet ose të bisedohet më rrallë për të. Ata konsiderojnë se ajo është një tregim i përfunduar, se është shtet, se atje përparimi është i dukshëm”, për të shtuar se “ato shtete dëshirojnë të japin një pamje të rreme për Kosovën, dhe në këtë mënyrë inkurajonë Prishtinën”.

Sipas tij taksa e Prishtinës për mallrat nga Serbia rrezikon mbijetesën e serbëve atje dhe bllokon vazhdimin e dialogut.

në lidhje me Trepçën Drecun ka thënë se ajo “përbën strategjinë tashmë të njohur që e gjithë pasuria shtetërore të vihet nën kontrollin e saj”, gjithnjë sipas tij, që “Gjithë çfarë ka qenë pronë e Republikës së Serbisë dhe të gjitha pasuritë natyrore t’i takojnë këtij shteti të rremë. Për të përligjur këto synime, duan që gjithë kësaj ti japin formë ligjore, prandaj nxjerrin ligje”.

Drecun ka shtuar se Prishtina në këtë mënyrë, duke siguruar pozicion të mirë negociator, po përgatitet për vazhdimin e dialogut. “Tani mbetet të shihet, çfarë marifeti politik ka përgatitur rreth Gazivodës (Ujmanit – v.j)”.

serb do të mbrojë pasurinë e Trepçës”, citon RTS të ketë thënë zyrtari i lartë i Beogradit, Millovan Drecun, transmeton Koha.net.

Siç është shprehur ai “shteti ynë (e ka fjalën për Serbinë – v.j) ka anuluar vendimet e autorieteve të Prishtinës dhe tjetër mekanizëm nuk kemi në dorë”.

Ndërsa në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Drecun është shprehur se “BE në kohë të fundit po vepron si “tigër pa dhëmbë”. Por ka mbështetur qëndrimin e Brukselit në lidhje me pasuritë që “ato të jenë objekt i bisedimeve të hollësishme në dialog”.

Në lidhje me përvjetorin e Marrëveshjes së Rambujesë, Drecun ka deklaruar se “tani kemi shtetin e rremë të Kosovës me kriminelë e terroristë në krye, papunësinë e madhe, korrupsionin, mbi pesëqind islamistë radikalë, kemi aksione terroriste në disa qytete të BE-së dhe të SHBA nga ana e atyre që janë radikalizuar në atë krijesë të dështuar dhe kemi një kolaps total”, transmeton Koha.net.