Domingo kërkon ndjesë pas akuzave për ngacmime seksuale

25.02.2020 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Domingo kërkon ndjesë pas akuzave për ngacmime seksuale

Placido Domingo ka kërkuar ndjesë për dhimbjen e shkaktuar disa femrave që e kanë akuzuar atë për ngacmim seksual.

Ylli i operas dha dorëheqjen si menaxher i përgjithshëm i operas së Los Angeles-it, pasi disa akuza u bënë në adresë të tij. Në total, 20 femra e kanë akuzuar tani Domingon për ngacmim dhe sjellje të papërshtatshme. Vetë ai i ka mohuar akuzat.

“Unë i respektoj këto gra që më në fund kanë mundur të flasin”, ka thënë Domingo në një deklaratë për Los Angeles Times. “Unë dua që ato ta dinë se më vjen vërtetë keq për dhimbjen që u kam shkaktuar. Unë pranoj përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia dhe personalisht jam rritur nga kjo eksperiencë.

Deklarata e tij u lëshua pas një hetimi mbi Domingon nga një sindikatë amerikane që përfaqëson performuesit e operas. LA Times, raportoi se hetimi kish zbuluar se rreth 24 persona kishin thënë se ishin ngacmuar seksualisht apo kishin qenë dëshmitarë të sjelljes së papërshtatshme të Domingos kur ai mbante pozicione të larta në operan kombëtare të Uashingtonit dhe operan e Los Angelesit.

Akuzat datojnë që nga 1980-ta dhe u raportuan së pari në gusht, nga Associated Press. Në to thuhej se Domingo, kishte shtyrë shpesh femrat në marrëdhënie seksuale dhe disa herë, i kishte ndëshkuar në planin profesional ato që e refuzonin. Domingo, 79-vjeçar, është një nga yjet më të mëdhenj të operas. Ai është i martuar me bashkëshorten e dytë të tij, sopranon Marta Ornelas, që nga 1962./tch/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Gjyqtari i Superligës mbron Kurtin në grupin #meKryeministrin – A do të suspendohet?

Gjyqtari i Superligës mbron Kurtin në grupin #meKryeministrin – A do të suspendohet?

Koronavirusi nuk pyet për moshën, i merr jetën tifozit 38-vjeçar

Koronavirusi nuk pyet për moshën, i merr jetën tifozit 38-vjeçar

Jeff Bezos shiti $3.4 mld aksione të Amazon para shembjes së bursave nga Covid-19

Jeff Bezos shiti $3.4 mld aksione të Amazon para shembjes së bursave nga Covid-19

Bill dhe Hillary Clinton porosisin pica tek shqiptari për spitalet në Nju Jork: Faleminderit që po na mbani të sigurt

Bill dhe Hillary Clinton porosisin pica tek shqiptari për spitalet në Nju Jork: Faleminderit që po na mbani të sigurt

Nisma e PSG-së, po shet fanella për të ndihmuar në luftën ndaj Koronavirusit

Nisma e PSG-së, po shet fanella për të ndihmuar në luftën ndaj Koronavirusit

Esencë ligësie; Seksi me të mitur po bëhet biznes i madh në SHBA

Esencë ligësie; Seksi me të mitur po bëhet biznes i madh në SHBA

Chelsea ka gati ofertën për Kumbullën, Interi

Chelsea ka gati ofertën për Kumbullën, Interi

Matic kujton bombardimet e NATO-s kundër Serbisë

Matic kujton bombardimet e NATO-s kundër Serbisë

Vazhdon mbështetja e bizneseve gjilanase në përballimin e situatës kundër Covid 19

Vazhdon mbështetja e bizneseve gjilanase në përballimin e situatës kundër Covid 19

Ndryshim drastik! Kur kolliteni në bërryl vs. Kur kolliteni përpara duarve (VIDEO)

Ndryshim drastik! Kur kolliteni në bërryl vs. Kur kolliteni përpara duarve (VIDEO)

“Uh, oh”/ Zyrtarja thotë se ka patur ethe, reagimi i Trump-it është i menjëhershëm! (VIDEO)

“Uh, oh”/ Zyrtarja thotë se ka patur ethe, reagimi i Trump-it është i menjëhershëm! (VIDEO)

Mollë herët në mëngjes, për të nisur ditën shëndetshëm

Mollë herët në mëngjes, për të nisur ditën shëndetshëm

Si u “transformua” jeta e miliarderes pas koronavirusit (FOTO)

Si u “transformua” jeta e miliarderes pas koronavirusit (FOTO)

Ish-ylli i Brazilit, Hulk martohet me mbesën e gruas, pas lidhjes 12-vjeçare

Ish-ylli i Brazilit, Hulk martohet me mbesën e gruas, pas lidhjes 12-vjeçare

Rrëfimi rrënqethës i futbollistit në Spanjë: Ky virus nuk është shaka, ja tmerri që përjetova

Rrëfimi rrënqethës i futbollistit në Spanjë: Ky virus nuk është shaka, ja tmerri që përjetova

Kosova gati në karantinë të plotë, ndërsa vazhdojnë përgatitjet për festivalin “Sunny Hill” !

Kosova gati në karantinë të plotë, ndërsa vazhdojnë përgatitjet për festivalin “Sunny Hill” !