DokuFest hapë thirrjen për edicionin e 17-të

E publikuar: 03/11/2017 22:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DOKUFEST.

Prizren 03 nëntor – DokuFest ka hapur thirrjen për aplikim për edicionin e 17-të festivalit. Afati i fundit për aplikim është 28 shkurt, 2018.

Thirrja për aplikim është e hapur për dokumentarë, filma të shkurtër, filma animacion dhe eksperimental. Edicioni i ardhshëm i DokuFest do të mbahet nga data 3 deri më 11 gusht 2018 në Prizren, Kosovë, transmeton Infosot.com.

Autorët mund të aplikojnë përmes platformave online FilmFreeway, Reelport dhe Festhome.

“Ne jemi në kërkim të veprave të reja të cilat eksplorojnë kufijtë, e sfidojnë publikun, eksperimentojnë me stil dhe teknikë apo frymëzojnë me kreativitet.”

Autorët mund të aplikojnë përmes platformave online FilmFreewayFesthome dhe Reelport.

Për të lexuar rregullat e festivalit klikoni këtu.

DokuFest Website: http://www.dokufest.com/2011/
DokuFest në Facebook: https://www.facebook.com/dokufest

[email protected]
TEL: + 381 29 233 718