Djemtë e artë të Kosovës! Përfaqësuesja U-18 në hendboll fiton garën ‘IHF Trophy’

E publikuar: 28/10/2018 06:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompeticioni IHF Trophy për zonën evropiane për moshat nën 18 vjeç ka përfunduar ditën e shtunë.

Në finale janë takuar përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Britanisë së Madhe, derisa në një ndeshje të fortë kanë triumfuar djemtë tanë me rezultat 36-31.

Në këtë mënyrë, hendbollistët nga Kosova kanë fituar medalje të arta, derisa ata të Britanisë së Madhe kanë marrë medalje të argjendta.

Pas gjysmës së parë, Kosova ishte në epërsi prej 18-14, por britanikët nuk u dorëzuan deri në fund. Sidoqoftë, hendbollistët tanë dolën triumfues.

Ndeshjet për përfaqësueset U-18 në kuadër të ‘IHF Trophy’ janë zhvilluar në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

“Djemtë e artë të Kosovës! Kombëtarja e Kosovës U-18 ka fituar garën IHFTrophy duke mposhtur në finale Kombëtaren e Britanisë së Madhe.

“Krenarë me ju!”, shkruan në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës në Facebook. /Telegrafi/