Dikur talleshin me gjatësinë e saj, sot është njëra nga modelet më të kërkuara – i ka këmbët 101 centimetra (Foto)

E publikuar: 15/03/2018 06:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Modelja dhe “bodybuilderja” suedeze ka arritur t’ua pushtoj zemrat 150 mijë ndjekësve të saj në Instagram, falë gjatësisë së këmbëve të saj.

Nëna e dy fëmijëve Ia Ostergren i ka këmbët 101 centimetra, dhe ky fakt e bënë atë të veçantë dhe shumë të kërkuar, transmeton Telegrafi.

Biondja simpatike e cila nuk i ka këmbët në proporcion me pjesët tjera të trupit, në adoleshencë ishte ngacmuar nga bashkëmoshatarët për shkak gjatësisë dhe kjo gjë i shkaktonte depresion.

Ostergren e quanin “rosa e shëmtuar” në shkollë, por pasi që në vitin 2013 vendosi të merret me sport, ajo mësoi ta dashurojë trupin e saj.

Linjat e saj trupore admirohen në Rusi, sa që ka detyruar Ostergren të postoj në gjuhën ruse me qëllim që t’i mbaj të informuar fansat e saj atje.

E martuar me bodybuilderin suedez Torbjorn Ostergren, Ia thotë se vazhdimisht ushtron për të ruajtur linjat trupore dhe se çdo ditë konsumon 2.2 kilogramë mish që të ketë muskujt më të fort.

Dyshja kanë dy vajza dhe për këtë duhet falënderuar mediat sociale, pasi në fillim ishin njoftuar në Instagram duke shkëmbyer mesazhe. /Telegrafi/