Dhjetëra kamionë të veçantë transportojnë gypin 800 tonësh dhe 96 metra të gjatë, krijohen kolona të gjata (Video)

E publikuar: 12/01/2019 00:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shoferët në Alberta të Kanadasë mbetën të habitën me atë çfarë panë në autostradë, ku një konvoj i kamionëve bartnin një peshë shumë të madhe.

Gypi mbi rimorkiot e veçantë të punuar enkas për pesha të tilla, po mbanin një gyp që peshonte hiq më pak se 800 tonë dhe që ishte 96 metra i gjatë, transmeton Telegrafi.

Gypi është paraparë të vendoset nën një kërcimore të pistës së skijimit, ndërsa Kanadaja njihet si një vend që organizon shpesh lojëra dimërore.

Por, për ta dërguar në lokacionin e caktuar janë nevojitur plotë katër ditë, kurse policia është detyruar përkohësisht ta bllokojë trafikun duke krijuar kështu një kaos.

Kjo kolonë e gjatë e kamionëve ishte 179 metra e gjatë, 9,5 e gjerë dhe 13 metra e lartë. /Telegrafi/