Dërguti i komenton Ismailit për sulmin e Shpejtim Bulliqit, shpërthejnë të sharat në profilin e tij

E publikuar: 10/02/2021 16:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

sh-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismaili ka vazhduar të reagojë lidhur me sulmin fizik të kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi ndaj një qytetari.

Ismaili vazhdoi të ofendojë në një publikim që bëri më parë n Facebook, duke i dalë në krah ish-bashkëpartiakes, Aida Dërgutit.

Derisa Ismaili ka vënë në pah faktin se sulmi që Shpejtim Bulliqi ia bëri një qytetarit po arsyetohet nga militantët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti komenton dhe thotë se të parit të Podujevës ia arsyetuan edhe ndërtimin e shtëpisë në pronën publike.
Tutje duket se Aida Dërguti ka marrë komente fyese, me ç’rast Ismaili ka shpërthyes në të shara për ta mbrojtur ish-nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, ndërsa Aida i thotë Ismailit “Ta ha loçkën”.