Derbi i kryeqyteti në mbrëmje, Prishtina pret Flamurtarin

E publikuar: 30/09/2018 09:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina si rrallë herë në vitet e fundit do ta pres derbin e tyre lokal me dy skuadra të fuqishme.

Prishtina dhe Flamurtari do të përballen me njëra tjetrën në javën e shtatë të elitës së futbollit kosovar.

Derbi i kryeqytetit ishte më i zbehur viteve të fundit pasi Prishtina luftonte gjithnjë për tituj ndërsa Flamurtari ishte në pjesën e poshtme të tabelës.

Por këtë vit gjërat kanë ndryshuar dhe Kuqezinjtë e kanë nisur për mrekulli këtë edicion duke grumbulluar 13 pikë pas gjashtë javësh.

Në anën tjetër Prishtina ndodhet dy pozita më poshtë me dy pikë më pak se Flamurtari.

Kaltër e bardhët janë vendas dhe do të luajnë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku pritet të ketë shumë shikues nga ora 18:45.

Prishtina në këtë takim vije pas humbjes në Gjilan 1-0 nga Drita, ndërsa Flamurtari pësoi 1-3 në shtëpi nga Feronikeli.

Derbi i kryeqyteti do të gjykohet nga një gjyqtar vendas, pasi drejtësinë në këtë sfidë do ta ndajë Besfor Kosumi, me ndihmësit Edmond Zeqiri e Fatmir Sekiraqa, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala. /Telegrafi/