Deputetet me fat dhe deputetet fatkqinj ne kuvendin e Kosoves

E publikuar: 27/05/2015 23:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 

Xhevat BISLIMI

(Gjykata Speciale dhe votimi i deputeteve)

(Anti)drejtesia e UNNIK-EULEX-it nuk mjaftoi dhe nuk u ngope se denuari luftetaret e lirise, ushtaret dhe oficeret-komandantet e UCK-se! Per ndjekjen,dhe perndjekjen e luftetareve te lirise, bota nuk u mjaftua as me Gjykaten e Hages dhe me antishqiptaren e terbuar nga urrejtja, Karla Del Ponten! Fuqite e Medha (bota) ose, sic po e quajne mediet dhe politikanet tane, Bashkesia nderkombetare, ka vendosur ta krijoje edhe nje Gjykate Speciale per denimin e UCK-se dhe te Luftes Antipushtuese-Clirimtare te shqiptareve dhe po bene trysni, po shantazhon, po kercenon, ndonjehere edhe po ledhaton e po josh, qe kete Gjykate Speciale, deputetet shqiptare ta miratojne me doren e tyre…! Kjo i bie qe populli shqiptar ne Kosove ta vrase veten me doren e tij, sepse deputetet ngrisin doren dhe votojne ne emer te popullit qe i ka zgjedhur…!!! Megjithes edhe guret e sokakut e dine se si zgjedhen deputetet me kete sistem zgjedhor qe i eshte imponuar Kosoves…!
Nga ajo qe kemi pare pas Luftes Antipushtuese-Clirimtare te UCK-se dhe te kombit shqiptar, klasa politike e Kosoves (tash e Republikes se Kosoves), e kapur nga UNMIK-EULEX-i dhe nga lakmia per pasuri, pushtet e lavdi, ka bere leshime, ka pranuar, ka miratuar dhe ka votuar plane, marreveshje, projekte, ligje, kornize kushtetues, kushtetute…, qe jane ne kundershtim te hapur me deshiren, me vullnetin dhe me interesat e Kosoves dhe te kombit shqiptar…! Keto politika, keto koncesione dhe plane kundershqiptare te qeverive qe ka patur deri tash Kosova, jane “legjitimuar” me voten e deputeteve ne Kuvendin e Kosoves (tash Republika e Kosoves)…!! Gjithmone kishte edhe deputete qe votonin “KUNDER”. Mirepo, shumica e nevojshme per t’i “legjitimuar” ato plane, marreveshje, etj., votonin “PER”!!! Keshtu kishte ndodhur edhe ne nje situate me rendesi jetike per mbrojtjen e autonomise se Kosoves: delegatet e atehershem votuan per heqjen (suprimimin) e autonomise se Kosoves, sic kishte kerkuar Serbia neofashiste e Miloshevicit!
Edhe sonte, amabasadore te vendeve te fuqishme na “siguruan” edhe njehere se Gjykata Speciale nuk do ta denoje UCK-ne dhe luften e saj…!! Po, mire zoterinj, keta qe u ndoqen, u perndoqen, u denigruan, u denuan dhe u keqtrajtuan gjate ketyre 16 viteve, a nuk ishin ushtare dhe komandante te UCK-se? Ramush Haradinaj ishte komandant zone. Rrustem Mustafa komandant zone, Sami Lushtaku komandante zone, Fatmir Lima anetar i SHP te UCK-se, Sylejman Selimi Komandant i UCK-se (muajt e fundit te luftes). Jane edhe dhjetra oficere e ushtare te UCK-se qe jane ndjekur, perndjekur, denigruar e denuar nga antidrejtesia e UNMIK-EULEX-it per “krimet” qe paskan bere gjate luftes…!!! Po Gjykata Speciale kend do ta denoje?! Do t’i denoje komandantet dhe drejtuesit e perfaqesuesit politike te UCK-se… Atehere, si mund te dale dikush ne ekranin e televizorit dhe, pa u skuqur fare, te na “siguroje” se nuk po denohet UCK-ja dhe lufta e saj?!! Apo e kane fjalen per ndonje UCK tjeter qe ne shqiptaret nuk e kemi njohur…!
Nuk po merret vesh me, nese do t’i besonim “drejtesise” se UNMIK-EULEX-it, kush ishte KRIMINELI e kush VIKTIMA e asaj lufte qe terhoqi edhe NATO-n!! Po t’i besojme “drejtesise” se UNMIK-EULEX-it, Serbia nuk ishte vrastarja, Serbia nuk ka bere masakra dhe gjenocid ne Kosove…!! Krimet i paska bere UCK-ja…!!
Fuqite e Medha dhe mekanizmat e tyre ne Kosove (UNIK-EULEX-i…), po te synonin dhe po te kishin per qellim drejtesine, barazine, respektimin e lirise dhe te pavaresise se Kosoves, zhvillimin, mireqenien, sigurine…, nuk do ta denonin kurre luften e UCK-se dhe te kombit shqiptar (luftetaret dhe komandantet e UCK-se), por do t’i ndiqnin (pa dallim nese vinin nga LPK-UCK-ja, nga LDK-ja, etj.) te gjithe ata qe pervetesuan, trafikuan, uzurpuan dhe rrenuan pasurite e Kosoves per t’u pasuruar per vete, familjet dhe grupet e tyre… Do t’i ndiqnin, hetonin dhe denonin te gjithe ata qe shperdoruan mandatin, pushtetin dhe qeverisjen per t’u pasuruar ne kurriz te Kosoves dhe te popullit te saj te varfer… Keshtu nuk do te denoheje UCK-ja dhe lufta e saj. Por, jo. Kjo nuk ndodhi dhe nuk do te ndodhe, sepse plackitja, rrenimi dhe pervetesimi i pasurive te Kosoves dhe te popullit te saj u be ne bashkepunim te ngushte me UNMIK-EULEX-in, me organizatate, me zyrate dhe me perfaqesite tjera te bashkesie nderkombetare ne Kosove…
Prandaj, deputetet e Kuvendit te Republikes se Kosoves, duhet ta kene me te qarte se kurre (sidomos me denimet qe u shqiptaun ne prag te votimit te amendamenteve kushtetuese per Gjykaten Speciale) qe kjo Gjykate nuk po behet per te miren e Kosoves dhe as per “pastrimin” e Luftes se UCK-se, sepse nuk kishte dhe veshtire se do te kete lufte me te paster se ajo, por per vazhdimin e mbikeqyrjes nderkombetare (pas deshtimit me turp te UNMIK-EULEX-it), per kufizimin e metejme te lirise dhe te pavaresise se Kosoves, te cilen e bosnizuan, sidomos, me marreveshjet e Brukselit…
Deputete qe nuk do ta votojne do te jene me fat dhe kryelarte para kombit dhe para historise, ndersa deputetet qe do ta votojne GJykaten Speciale (krijimin e saj) do te jene me fatkeqinjte e kombit shqiptar, kokeulur dhe te turperuar brez pas brezi…

(Autori eshte magjister i diplomacise, ishte pjese e strukturave dhe perfaqesimit politik te UCK-se, eshte gazetar, publicist dhe politikan, ishte edhe deputet i Kuvendit te Kosoves…)