Demi “ia sheh hajrin” madhësisë – bëhet i famshëm gjithandej dhe shpëton nga thertorja (Foto)

E publikuar: 30/11/2018 06:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një dem gjigant jeton në Australinë Perëndimore dhe madhësia e tij jo vetëm që tërhoqi vëmendjen, por e shpëtoi atë edhe nga thertoret.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, me 1400 kilogramë dhe një lartësi prej 194 centimetra, Nikers është vetëm pak më i vogël se mbajtësi i rekordit botëror Belina, i cili jeton në Itali.

Kjo është arsyeja pse, Nikers u bë objekt i tregimeve rreth botës, nga rrjetet sociale në media, madje edhe nga ato shumë të famshme.

“Gjërat më kanë dalë nga kontrolli. Nuk e prisja që do të flitej kaq shumë. Në ditët e fundit, telefoni im bie çdo dhjetë minuta”, citohet të ketë thënë Jeff Pearson.

Madje, ai ka thënë se për shkak të madhësisë, ai ka shpëtuar edhe nga thertorja.

“Ishte shumë i rëndë. Ishte e pamundur të futej në një pajisje përpunimi”. /Telegrafi/