Dehet në një kafiteri në Rumani, dhe zgjohet në një shtet tjetër 2.500 kilometra larg vendlindjes – nuk po e di si përfundoi atje (Foto)

E publikuar: 16/11/2017 18:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë i papunë i identifikuar si Mihai Danciu kishte pirë me miq në një kafiteri në qytezën Albesti në pjesën qendrore të Rumanisë, kur i erdhi në kokë një ide se mund të gjej punë në Londër.

Pas disa gotave me alkool, Danciu kishte vënë bast me miqtë se mund të gjej punë në Britani të Madhe. Dhe e gjitha çfarë i kujtohet më pas është se është zgjuar në oborrin e një ndërtese në pjesën qendrore të Londrës, me mavijosje në fytyrë dhe mbeti i shokuar pasi njerëzit që ishin mbledhur rreth tij flisnin gjuhën angleze, transmeton Telegrafi.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku një infermiere me prejardhje rumune Adina Costachei, i shpjegoi se vërtet kishte mbërritur në Britaninë e Madhe. Më pas kjo infermiere e kishte shkruar në profilin e saj në Facebook historinë e këtij burri, duke shpresuar se dikush nga miqtë e tij në Rumani mund ta dinë se si Mihai kishte mbërritur në Londër.

Mihai ishte shumë i hutuar kur e gjetën, por mjekët arritën ta konfirmojnë identitetin e tij kur fotografia e tij përfundoi në internet.

“Ai është gjetur i dehur dhe dukej se dikush e kishte rrahur. E kemi dërguar në spital ku pranoi se nuk e njeh askënd në Londër, dhe habitej se si nuk ishte në Rumani. Nuk e di se si ka arritur këtu”, ka shkruar infermierja.

Mediat rumune kanë raportuar se ai për herë të fundit ishte parë duke pirë me miqtë në Albest, kurse autoritetet lokale kanë konfirmuar se historia e tij është e vërtet dhe se janë duke punuar në atë drejtim që ta kthejnë në shtëpi. /Telegrafi/