Dalja në zgjedhje, sfidë për suksesin e zgjedhjeve presidenciale

31.03.2019 17:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Dalja në zgjedhje, sfidë për suksesin e zgjedhjeve presidenciale

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se Maqedonia e Veriut e ka të nevojshme që të organizojë zgjedhjet presidenciale, pa asnjë parregullsi, pasi kjo, sipas tyre, është njëra nga kushtet themelore që Brukseli i ka vënë vendit, në mënyrë që të marrë datën për bisedime me Bashkimin Evropian.

Megjithatë, ekspertët thonë se sfidë do të mbetet dalja në zgjedhje e 40 për qind të trupit elektoral, që numëron 1 milion e 800 mijë votues. Ata këtë e shohin më të problematike sesa pastrimin e listave zgjedhore, që në vazhdimësi ka nxitur debate, për shkak të dyshimeve se ajo nuk është reale, për një shtet që ka pak më shumë se 2 milionë banorë.

Njohësi i çështjeve politike, Xhelal Neziri thotë se rënia e mbështetjes për partitë më të mëdha politike në Maqedoninë e Veriut, paraqet rrezik për arritjen e pragut prej 40 për qind të daljes në zgjedhje.

“Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë në pushtet, po paguan koston e zgjidhjes së çështjes së emrit, Marrëveshjes me Bullgarinë dhe votimit të Ligjit të gjuhëve. Po ashtu dhe atë të mungesës së rezultateve në sferën e ekonomisë, ndërkohë që VMRO-DPMNE në opozitë ka një krizë të brendshme, një krizë të mungesës së lidershipit, i cili nuk arrin të kontrollojë gjithë strukturën e partisë, njëherësh të kthejë frymën optimiste në këtë parti”.

“Kjo rënie, sa i përket mbështetjes së dy partive politike kryesore maqedonase, mendoj se do të reflektohet në rënien e votave gjatë raundit të dytë dhe me këtë vihet në rrezik suksesi i vetë procesit zgjedhor për kryetar të shtetit”, thotë Neziri.

Ndërkohë, partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE, disa herë ka theksuar se do të tërhiqet nga zgjedhjet, nëse procesi zgjedhor ka parregullsi të llojeve të ndryshme.

Por, këtë çështje nuk ka dashur që ta komentojë kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkovski, megjithëse në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai ka theksuar se Maqedonia e Veriut ka kapacitete që të organizojë zgjedhje në përputhje me standardet e vendeve evropiane.

“Ne, megjithatë, jemi Komision Shtetëror i Zgjedhjeve. Deklaratat politike, nuk do të kishte qenë e përshtatshme që t’i komentojmë. Ne do të përpiqemi si Komision Shtetëror i Zgjedhjeve që ky proces të kalojë me një rend sa më të mirë. Kjo është mirë për ne, kjo është mirë për të gjithë, kjo është mirë për kapacitetin demokratik të shtetit, fundi i fundit”, ka theksuar Derkovski.

Në anën tjetër, Xhelal Neziri thptë se problemi qëndron edhe tek elektorati shqiptar, i cili sipas tij, nuk nxiten mjaftueshëm që të votojnë në zgjedhjet presidenciale.

“Kandidatët të cilët shpalosin platformat e tyre, nuk kanë ndonjë ofertë joshëse për votuesit shqiptarë”, thotë Neziri.

Por, Derkovski thotë se ligji është i qartë, lidhur me daljen në zgjedhje.

“Nëse nuk ka dalje në rrethin e dytë me 40 për qind, nuk plotësohet kushti për zgjedhje të suksesshme. Në atë rast, menjëherë shpallen zgjedhje të reja, përkatësisht kryetari i Kuvendit do të duhet të shpallë zgjedhje të reja. Në ato zgjedhje mund të marrin pjesë edhe kandidatët që tani kanë marrë pjesë, nëse mbështeten nga mbështetësit e tyre, siç është tani rasti – nga grupi i zgjedhësve, ose nga 30 deputetë më së paku ose mund të jenë kandidatë të tjerë. Do të thotë, nuk ka faktor kufizues, në atë kuptim. Megjithatë, menjëherë duhet të shpallen dhe të mbahen zgjedhjet”, thotë Derkovski.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë