Dalin në oborr për të pirë kafenë e mëngjesit, çifti habitet kur sheh në pishinën e tyre një aligator gjigant (Video)

E publikuar: 26/05/2018 01:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çifti bashkëshortor nga Florida e SHBA-ve, mbetën të shokuar kur në pishinën e tyre hasën në një aligator gjigant.

Connie dhe Frank Shaffery nga Sarasota, kanë deklaruar për mediat amerikane se kishin vërejtur aligatorin vetëm atëherë kur kishin vendosur të pinë kafenë në oborrin e shtëpisë, transmeton Telegrafi.

“Frank u afrua te pishina dhe mbeti i shokuar kur në ujë pa aligatorin 150 kilogramësh”, ka deklaruar bashkëshortja e tij Connie.

Ata kanë pranuar se kishin dëgjuar qenin duke lehur që nga ora katër e mëngjesit, por nuk ishin ngritur për të kontrolluar nëse gjithçka ishte në rregull.

Megjithatë, ata pasi e gjetën në pishinë i telefonuan menjëherë ekipeve kompetente që e larguan.

“Mendojmë se një dërrasë e thyer në rrethojën e oborrit, i ka mundësuar aligatorit të futet  në pishinë”, ka shtuar Connie. /Telegrafi/