Daçiq: Së pari të zgjidhet çështja e taksës, pastaj shohim çka do të ndodhë në Berlin

E publikuar: 17/04/2019 12:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq ka deklaruar se së pari Kosova duhet ta heq taksën dhe pastaj mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në takimin e Berlinit më 29 prill.

Kësisoj ai për Blicin serb ka komentuar deklaratën e Komisionerit të BE-së për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn sipas së cilës shkëmbimi i territoreve mund të jetë pjesë e marrëveshjes në mes të Beogradit dhe Prishtinës, transmeton Klan Kosova.
Në takimin e Berlinit të 29 prillit i ftuar nga Gjermania dhe Franca do të bëhen bashkë liderët e Ballkanit Perëndimor në mesin e të cilëve janë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq./klankosova.tv/