Coutinho: I lumtur me interesimin e Barcelonës

E publikuar: 16/05/2017 09:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anësori i Liverpoolit, Philippe Coutinho, ka thënë se është i lumtur me interesimin e Barcelonës për atë.

Braziliani në një intervistë për ESPN Brasil ka thënë se deri më tani nuk ka asgjë konkrete dhe se momentalisht ai është i koncentruar në fushë.

“Jam i lumtur që një klub i madh shfaq interesim në mua, kjo është diçka e shkëlqyer”.

“Barcelona është një nga klubet më të mira në botë, por për momentin nuk ka ardhur asnjë ofertë dhe nëse vije me atë do të merret agjenti im”.

“Ajo që unë duhet të bëjë është të përqendrohem në fushë”, ka thënë Coutinho. /Telegrafi/