Coinbase urdhërohet ti dorëzojë Shërbimit Tatimor Amerikan informacionet e 14,000 mijë përdoruesve

E publikuar: 30/11/2017 22:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një prej bursave më të mëdha në botë të monedhave kriptografike humbi një betejë ligjore me autoritetet Amerikane dhe si rezultat është e detyruar të japë informacion personal për mese 14,000 konsumatorë të saj.

Gjykata e Distriktit të Karolinës së Veriut në San Francisco vendosi në favor të Shërbimit Tatimor Amerikan duke thënë se autoritetet në fjalë kanë të drejtë të kërkojnë informacion për konsumatorët dhe asetet e tyre kriptografike nga Coinbase.

Ky vendim shënon fundin e një beteje ligjore 1 vjeçare. Ai mund të shndërrohet në një precedent i cili mund të vërë në dyshim kofidencialitetin e botës së monedhave kriptografike në të ardhmen.

Bursa Coinbase është e detyruar të japë informacion personal për Shërbimin Tatimor Amerikan ku përfshihen: numri i identifikimit të tatimpaguesit, emrin, datëlindjen, vendbanimin, regjistra të aktivitetit të llogarisë, listën e transaksioneve së bashku me datën, sasinë dhe llojin e transaksionit.

Vendimi aplikohet vetëm mbi ato llogari të cilat kanë shitur dhe blerë asete me vlerë 20,000 dollar për transaksion përgjatë periudhës 2013-2015.

Sipas Coinbase janë 14,355 konsumatorë të saj dhe 8.9 milion transaksione që përmbushin këto kushte.

Vendimi i gjykatës shkoi pjesërisht në favor të Shërbimit Tatimor Amerikan sepse ky i fundit kishte kërkuar informacion për të gjithë përdoruesit përgjatë periudhës 2013-2015, një kërkesë e cila u pa si ekzagjeruar nga trupi gjykues.

Funksioni i Administratës Tatimore është identifikimi i shkeljeve nga ana e tatimpaguesve të cilët nuk kanë deklaruar asetet, në rastin konkret ato kriptografike.

Sipas autoriteteve Amerikane vetëm 800-900 qytetarë Amerikanë deklarojnë asetet e tyre kriptografike ndërsa baza e përdoruesve të Coinbase për periudhën 2013-2015 ishte 6 milion.

Për bursën vendimi i gjykatës nuk ishte humbje sepse arriti të reduktojë numrin e përdoruesve, të dhënat personale të të cilëve do të kalonin tek Shërbimi Tatimor. /PCWorld Albanian