Çitaku: Do të bëhem diplomatja e parë nga Kosova që do ta vizitojë Izraelin 3 orë më parë

E publikuar: 07/07/2019 10:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku së shpejti pritet ta vizitoj Izraelin. Ajo është ftuar nga Komuniteti Hebraik Amerikan.Në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, Çitaku thotë se kjo vizitë do të jetë e para nga një diplomat kosovar në Izrael.“Derisa po bëhem gati për të vizituar Izarelin përmes Komunitetit Hebraik Amerikan, si diplomatja e parë nga Kosova që është ftuar si mysafir, nuk mund të mos i kujtoj mesazhet e fuqishme të mbështetjes së Izraelit ndaj Kosovës në orët tona më të errëta” shkruan Çitaku.

Postimit të saj i ka bashkangjitur një video nga fjalimi i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.