Çiklistja “befasohet” nga kanguri, përplaset për të duke pësuar edhe lëndime (Video)

E publikuar: 29/01/2018 11:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë publikuar disa pamje spektakolare të cilat tregojnë momentin kur një kangur përplaset për një çiklist të afërt duke marrë një udhëtim në një rrugë rurale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një çikliste, të quajtur Rebecca e cila u la e lënduar pasi kanguri e rrëzoi atë nga biçikleta e saj pranë Boonahut, 100 kilometra në perëndim të Gold Coast.

Siç thuhet më tej, nga ky aksident ajo ka pësuar edhe lëndime, gjegjësisht njëra shpatullat e saj është dislokuar pjesërisht.

Aksidenti i çuditshëm u kap në kamera nga një çiklist tjetër dhe u ngarkua në Facebook. /Telegrafi/