Çfarë pret Lajçak nga Hoti dhe çfarë shkroi për takimin me Thaçin

E publikuar: 16/06/2020 23:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka mbërritur sot në kryeqytetin kosovar, për takime me krerët e shtetit.

Lajçak ka takuar gjatë së martës presidentin e vendit Hashim Thaçi, kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Pas takimeve, ai ka treguar detaje të bisedimeve me udhëheqësit kosovarë.

Lajçak ka shkruar në Twitter se çfarë pret nga Hoti, teksa ka zbuluar se si rrodhi takimi i tij me Thaçin.

“Takimi i parë në ditën e parë në Prishtinë me presidentin Hashim Thaçi: një mundësi e mirëpritur për një diskutim të detajuar për pritjet dhe modalitetet për rifillimin e shpejtë të dialogut të ndërmjetësuar nga BE’ja”, ka ‘cicëruar’ Lajçak në rrjetin social./GazetaExpress/