Çfarë nuk i pëlqen tek i dashuri

E publikuar: 12/04/2015 10:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajo është njëra nga aktoret më të paguara televizive, ndërsa pas saj çmenden si meshkujt, ashtu edhe femrat.

Sikurse edhe për të fejuarin e saj.

Sofia Vergara dhe Joe Manganiello janë njëri nga çiftet më atraktive në Hollivud, por asgjë nuk do të ndodhte nga kjo, po qe se Joe nuk do të ishte këmbëngulës.

Kolumbiania e famshme edhe pse ka kaluar të 40-tat, duket më mrekullueshëm se kurrë më parë, ndërsa për revistën ‘Vanity Fair’, ka zbuluar disa sekrete të modës, por edhe diçka rreth të dashurit të saj, për të cilin thotë se e kishte konsideruar si tepër të bukur për të qenë i dashuri i saj, por falë këmbënguljes së tij, në fund ishin lidhur.

“Joe për shumë kohë më ka lutur për numrin tim të telefonit, ndërsa kur në fund e ka marrë, është paraqitur në shexhirimin e filmit tim ‘Hot Chase’ dhe që nga atëherë jemi bërë të pandashëm”, ka rrëfyer Sofia, shkruan gazeta “Zëri”.

Mirëpo, edhe pse e konsideron të dashurin e saj tepër të bukur, prapë ajo do të dëshironte të ndryshonte diçka tek ai.

“Tek i fejuari im do ta ndryshoja vetëm faktin që ai është katër vite më i ri se unë”, ka deklaruar Sofia, e cila me Joe planifikon martesë dhe fëmijë. /ZËRI/