Çfarë ndodhi me Tolgahan? Flet vetë bukuroshja Almeda Abazi

E publikuar: 24/03/2018 17:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Situata dukej e rëndë nga ajo që shkruhej, derisa para pak minutash “RevistaWho.Com” kontaktoi me drejtuesen bukuroshe të spektaklit të vallëzimit.

Në një prononcim Almeda Abazi sqaron se “rënia e imunitetit erdhi si pasojë e vaksinës që bëhet përpara nisjes në vende si Afrika, ku Tolgahan do të shkojë për një projekt. Vaksina bëhet për t’iu shmangur sëmundjeve që mund të merren atje.

Pas vaksinës Tolgahan duhej të merrte një serum, por asgjë tragjike. Tani është shumë mirë, me mua në shtëpi… Unë do ta bëj përgjatë 12 javëve udhëtimin Tiranë-Stamboll dhe anasjelltas”, – përgjigjet Almeda.